Astronaut: Njeriu, puna e të cilit është të fluturojë në hapësirë. Astronautët zakonisht janë shumë mire në matematikë dhë në shkencat ekzakte. Gjithashtu ato nuk kanë frikë nga fluturimet me raketa.
Graviteti: Tërheqja e një trupi nga një tjetër. Graviteti I jep peshë sendeve dhe shkakton që ata të bien në tokë nëqoftëse lëshohen.
Valvula: Regullon rrjedhjen e një lëngu ose gazi. Nëqoftëse shtrengon një zorrë uji për të paksuar sasinë e ujit që nxjerr zorra, dora jote po punon si një valvul.
Vazat (Enët): Një tub që ndihmon në lëvizjen e një lëngu. Në trupin tone, ne kemi vaza (enë) që zhvendosin nëpër trup gjakun dhe lëngje të tjera, si limfën.
Trupat tone janë mësuar të punojnë në sajë të forcës së gravitetit. Zemra juaj p.sh., punon fort që të cojë gjakun dhe oksigjenin lart në tru në drejtim të kundërt me gravitetin.
Truri dhe zemra jonë janë shumë afër njëra tjetrës, por le të imagjinojmë efektet e gravitetit në lëvizjen e gjakut tek gjirafa. Gjirafa duhet të cojë gjakun nga zemra e saj në të gjitha rrugët e sipërme, në qafën e saj të gjate, deri sa të arrijë në tru. Kjo kërkon shumë presion, i cili krijohet nga rrahjet e zemrës.
Gjithashtu, në enët e gjakut ka struktura speciale që quhen valvula, të cilat ndihmojnë që gjaku të lëvizë vetëm në një drejtim. Gjaku që shkon nga zemra tek këmbët do të lëvizë lart për të shkuar përsëri drejt këmbëve të gjata të gjirafës që të arrijë përsëri në zemër.
Larg nga zemra, presioni i gjakut është i ulët, kështuqë këto lëvizje të gjakut në drejtim të kundërt me gravitetin, shpesh ndihmohen nga lëvizja e muskujve.
Kur muskujt e këmbëve tkurren dhe shtrëngohen, këto ndihmojnë lëvizjen e gjakut sipër, nëpërmjet venave, ashtu si ju kur shtrydhni fundin e tubit të pastes së dhëmbëve. Në këtë menyrë, dhe me ndihmen e valvulave të enëve të gjakut, muskujt mund të ndihmojnë kthimin e gjakut nga këmbët te zemra.
Në mungesën e gravitetit, zemra nuk është e nevojshme të punojë shumë fort që të shtyjë gjakun rreth trupit. Në Hapësirë është më e kollajshme pë të shtyrë gjakun lart nga zemra në tru. Por gjaku nuk rrjedh poshtë dhe nuk shkon aq mire tek këmbët dhe më shumë qëndron në zemër. Zemra faktikisht fryhet sepse në të ajo ka shumë gjak.
Tkurrja e muskujve ndihmon lëvizjen e gjakut brenda venave. Pas disa ditësh ne hapësirë, zemra mësohet të punojë më pak dhe ajo fillon të tkurret, sepse nuk duhet të shtyje gjakun lart kundër forces së gravitetit. Ndersa në Tokë zemra e dobët mund të jetë keq, në hapësirën kozmike, kjo zemër e dobët, punon si një zemër e fortë në Tokë.
Amy Shira Teitel. (2017, May 31). Puna e fuqishme e zemrës, (Eris Lasku, Trans.). ASU - Ask A Biologist. Retrieved September 9, 2024 from https://askabiologist.asu.edu/puna-e-fuqishme-e-zemres
Amy Shira Teitel. "Puna e fuqishme e zemrës", Translated by Eris Lasku. ASU - Ask A Biologist. 31 May, 2017. https://askabiologist.asu.edu/puna-e-fuqishme-e-zemres
Amy Shira Teitel. "Puna e fuqishme e zemrës", Trans. Eris Lasku. ASU - Ask A Biologist. 31 May 2017. ASU - Ask A Biologist, Web. 9 Sep 2024. https://askabiologist.asu.edu/puna-e-fuqishme-e-zemres
By volunteering, or simply sending us feedback on the site. Scientists, teachers, writers, illustrators, and translators are all important to the program. If you are interested in helping with the website we have a Volunteers page to get the process started.